Ori Nebiaj shtatzënë? Isli Islami i bën lëmsh të gjithë me postimin e tij
Moderatorja Ori Nebijaj e cila ishte dhe kandidate për deputete në listat e Partisë Demokratike, mund të jetë në pritje të ëmbël. Zërat në rrjet kanë nisur të flasin pas një fotoje të publikuar nga vetë Nebijaj në Instagram.
“Mëngjese modeste nga këto keni ju? Nuk e di sa të bukur jemi Isli Islami,”– shkruante Nebijaj krah fotos me kolegun e saj të përditshëm.

Të njëjtën foto ka ripostuar dhe vetë Islami krah të cilës shkruan: Si një nur shtatzënie… Dyshja i kanë lënë me kaq komentet, por fotot e publikuara nga vetë moderatorja, na i shtojnë dyshimet. Nebijaj në postimet e fundit ka pozuar me veshje të gjera dhe në pozicione që mund ta mbulojë lehtësisht barkun. Të jetë Ori Nebijaj në pritje të ëmbël? Na mbetet të presim për ta zbuluar…