Orinda dhe Turi e kanë ndarë mendjen: Duam shumë rroça poça nëpër këmbë
Të jetë Orinda ose Turi të ftuar në një studio dhe të mos pyeten për fëmijët që do të vijnë? Kjo nuk ndodh dhe as sot nuk ka ndodhur, teksa Orinda ishte e ftuar tek Rudina, e cila u ndal mes të tjerash edhe tek tema që rrotullohej pas dasmës: shtatzënia e Orindës.

Edhe Turi e tha pak ditë më parë që i janë futur punës për një bebe, edhe Orinda e konfirmoi: “Presim vetëm që Zoti të na bekojë! Ne të dy kemi dashur gjithmonë një familje të madhe. Edhe betimet në dasmë ashtu i kishim që të jetojmë me rroça-poça nëpër këmbë. Ne jemi tre fëmijë në familjen time dhe mami po të kishte mundësi do të kishte bërë edhe më shumë. Unë dua djem dhe vajza. Këto të fundit i kam pasur pikë të dobët, por nipi më bëri që të doja edhe djemtë shumë”, tregoi Orinda.