Orinda Huta dhe Atara na e bënë që tani dhuratën e tyre për festa, ja për çfarë bëhet fjalë

Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Turjan Hysko dhe Orinda Huta nuk nguruan asessi të na prezantonin me thesarin e familjes së tyre të bukur, Atarën, që e kishin dëshiruar dhe pritur aq gjatë. E ndërsa vogëlushja rritet dita-ditës duket se përveç vëmendjes në shtëpi,  ka “të garantuar” edhe atë në rrjete sociale, sidomos në Instagram-in e mami Orindës, e cila tanimë e ka kuptuar që “dualitetin” me Atarën e ka të humbur

Sa herë që moderatorja e njohur poston foto ose video së bashku, ndjekësit nuk i kursejnë komplimentet dhe dashamirësinë e tyre për vogëlushen. E kësisoj i lindi ideja për t’i hapur një profil më vete. Pikërisht siç e lexoni, baby Atarën mund ta ndiqni tashmë në Instagramin e saj personal.

Nga një vëzhgim i shpejtë, vumë re se fotoja e saj e parë daton më 10 shkurt të këtij viti, por vetëm së fundmi llogaria e saj është bërë publike ndaj e dini ç’duhet të bëni. FOLLOW FOLLOW dhe FOLLOW!

Share With:
Translate »
179 Views