Orinda Huta, të gjithë vëmendjen nga babi pak para dasme

Sado moderne dhe moskokëçarëse të hiqesh, sado të betohesh që në një ditë të bukur siç është dasma nuk do bëhesh emocionale, por do shijosh me gëzim dhe hare çdo çast, disa emocione nuk mund t’i shmangësh.

Dhe një prej tyre është absolutisht kur babai shoqëron të bijën nuse drejt altarit. Vetë Orinda na ka sjellë disa çaste nga udhëtimi me makinë drejt vendit ku do të betohet para Zotit për martesën e saj. Pranë ka të atin, të veshur me kostum dhe papijon, i cili nga dora e mbështetur në derën e makinës, nga koka e kthyer nga dritarja duket se është mëse i emocionuar në këto çaste kur e vogla e tij do i thotë “po” një burri tjetër…

Megjithatë, ndërsa ai ka të kthyer kokën ndoshta për të fshehur sytë e përlotur, nuk e di që Orinda do i thotë gjithmonë atij “ma men”. /RC

Share With:
Translate »
1257 Views