Pa dashje, gjyshja ‘e nxjerr zbuluar’ Selena Gomez gjatë një videoje
Një incident i këndshëm gjatë një videoje live të Selena Gomez zbuloi se këngëtarja ka qenë e lidhur dhe është ndarë së fundmi. Ishte gjyshja e Gomez që zbuloi gjithçka me një pyetje të vetme.
Në video, themeluesja e Rare Beauty ishte duke aplikuar një laps buzësh kur gjyshja e saj e pyeti nga ana tjetër: “Pra, si i dhe fund me atë djalë?”
Gomez ngriu për një moment përpara se të përgjigjej me hezitim: “Uh… do të them për një sekondë”.
Duket qartë se duke dashur të largonte vëmendjen, këngëtarja qeshi me nervozizëm përpara se të mbyllte videon.
“Nuk kam fjalë”, ka shkruar Gomez mbi videon.
Fillimisht ajo e mbishkroi postimin, “Faleminderit, Nana”, por më pas e ndryshoi atë në “Dua të them…”.
Fansat vërshuan në seksionin e komenteve për ta pyetur këngëtaren për njeriun misterioz. Por Gomez nuk iu përgjigj asnjë komenti.
Marrëdhëniet e Gomez kanë qenë vazhdimisht kryefjalë e mediave dhe ato që kanë bërë më shumë bujë ka qenë ajo me Justin Bieber dhe ajo me The Weeknd. Në maj këngëtarja zbuloi gjatë një interviste se ishte beqare.