Pa e ditur askush, moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë
Krejt papritur, me djalin e madh vetëm një vjeç, moderatorja e njohur e ekranit, Iva Mera, është bërë nënë për herë të dytë. Vajza e aktorit të njohur të humorit, Behar Mera, ka sjellë në jetë një djalë.

Përmes një fotoje ta familjes së re që ka postuar në Facebook, Iva ka lajmëruar të gjithë miqtë për gëzimin e madh të jetës.

Iva dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen e dashurisë disa vite më parë, por të dy janë kujdesur që jetën private ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike. Moderatorja e emisionit “Më i miri në vend” në Digitalb edhe periudhën e pritjes së ëmbël e ka kaluar në privatësi të plotë. Në fakt ne as nuk e kishim ditur…/Kids’time/
