Pa Kristalin, Jonida nuk do na joshte dot kaq shumë, sado të mundohej
Për shkak të ndryshimeve që ndodhën në televizion prej Covid-19, emisioni “Soiree” u mbyll pak muaj më parë. Por sot Jonida Shehu ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë teleshikuesit. “Soiree” do të rikthehet, jo në Top Channel, por tashmë në Abc News.
Në promon e emisionit, Jonida shfaqet me të bijën, Kristal, të cilën e pyet se ku dëshiron të festojë dhe vogëlushja vendos: “Soiree”.
Kështu Jonida do të rikthehet me “Soiree” në daë 1 dhe 2 janar 2021 me një program festiv, me të ftuar të të gjitha fushave, ku nuk do të mungojë muzika, lajmet ekskluzive dhe situatat e pazakonta.