Pa lodra dhe dhurata të shtrenjta! Ja si ua ‘vjedhur’ zemrën Meghan dy vogëlushëve mbretërorë

Jeta e Meghan Markle është vërtet një telenovelë. Që nga data 19 maj, kur aktorja kurorëzoi dashurinë e saj më Princin Harry, jeta e aktores ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ndryshe nga familja e saj biologjike që e kanë sulmuar herë pas here, ajo ka gjetur tek familja mbretërore strehën e ngrohtë që ka ëndërruar gjithmonë. Mbretëresha Elizabeth është afeksionuar me të, mban foton e saj dhe të Harry-t në Pallat e fton të udhëtojë veçmas me trenin mbretëror.

Kate ka qenë gjithmonë pranë Meghan në çdo lloj problem. Por Dukesha ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me princeshën Charlotte dhe princin George. Burime pranë pallatit mbretëror shprehen se Meghan nuk ka pasur nevojë t’u blejë as dhurata dhe as lodra të shtrenjta. Ajo u ka gatuar atyre gjithmonë ëmbëlsirat dhe ushqimet e tyre të preferuara. Rruga drejt dashurisë kalon nga stomaku dhe Meghan e di këtë gjë, mos harroni se ajo mori propozim për martesë nga Harry teksa po gatuante një pulë të pjekur.

Share With:
Translate »
1082 Views