Pa në ëndërr vëllain e humbur, motrat e kërkojnë pas 53 vitesh

Një histori tronditëse u rrëfye nga dy motra, Fjorinda dhe Julinda në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në vitin 2016 teksa babai i tyre ndodhej në një gjendje të rënduar shëndetësore, u rrëfen amanetin e nënës së tyre të ndjerë.

Motrat mësojnë se kanë një vëlla biologjik më të madh nga të dy prindërit, i ngjizur gjatë kohës që babai vuante dënimin gjatë kohës së sistemit të diktaturës. Ky fëmijë është lindur rreth viteve 1969-1970.

Pa asnjë të dhënë, veç dy emrave që babai u la si alternativë, Fjorinda vendos të kërkojë ndihmën e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vetëm një ditë përpara se ajo të merrte këtë vendim, kishte parë një ëndërr që i përçonte një mesazh të fuqishëm.

 

Fjorinda: Një natë përpara se të shkruaja pashë një ëndërr shumë të bukur. Pashë sikur isha unë dhe motra ime në rrugët e Tiranës dhe kishim përpara një djalë. E shihja gjithmonë nga mbrapa dhe në ëndërr ishte ajo ndjesia sikur ishte vëllai im. Ne të tre kapemi për dore dhe aty hyjmë në shtëpinë time që kisha në Tiranë, atë shtëpinë tonë. Aty ishte mami edhe babi në ëndërr. Mami me një buzëqeshje shumë të bukur se ka qenë gjithmonë e buzëqeshur, na pa, ktheu kokën dhe na tha “tani jam e qetë që ju pashë të treve bashkë”.

Fjorinda shton se gjithmonë i kërkonte nënës të kishin edhe një vëlla. Nisur nga kjo, Julinda shton një pjesëz për të plotësuar gjithë historinë e tyre.

Julinda: Në këtë jetë kam pishman shumë të madh dhe nuk mund ta imagjinoj se si do jetë ndierë shpirtërisht nëna jonë në gjithë ato vite që ne nuk e kemi ditur dhe këtë e kam një brengë shumë të madhe nga kjo histori e jona. Falenderoj shumë motrën time që ka patur një guxim të jashtëzakonshëm për të luftuar për ta gjetur. Edhe shpresojmë që ditët në vazhdim të jenë ditët më të bukura të jetës tonë.

Ardit Gjebrea: Ju si e keni patur mbiemrin e vajzërisë?

Julinda: Vraniçi.

Ardit Gjebrea: Ndërsa unë do të ftoj tani në studio, z. Zakolli.

Share With:
Translate »
226 Views