Pa Shkurtës, edhe Gresa publikon këngën kushtuar të vëllait ditën e dasmës
Së fundmi në familjen e Gresa Behlulit pati festë.
Vëllai i këngëtares Arbëri u martua me Erzën dhe siç e do zakoni u bë një dasmë e madhe
Sigurisht, nga një familje këngëtarësh nuk kishte si mos t’i dedikohej një këngë origjinale dhëndrit.
E para që publikoi një këngë për çiftin ishte e ëma e Arbërit, këngëtarja e famshme Shkurte Fejza (LEXO KETU)
Gresa së fundmi ka publikuar këngën e saj dedikuar vëllait dhe nuses së tij. Klipi shoqërohet nga pamjet e dasmës së shumë komentuar.
Ndiqni të plotë këngën e re me titull “Motër e vëlla” në videon e mëposhtme.