Pa tmerrin me sy, 8 vjeçari tregon përmes një vizatimi ç’u rrënjos në mendjen e tij gjatë tërmetit

Tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, u shoqërua nga një numër i madh viktimash e të plagosurish. Po ashtu shumë shqipëtarë mbetën në qiell të hapur dhe në vend është krijuar një situatë alarmante, për qetësimin e së cilës kanë ofruar ndihmë dhe vendet fqinje.

Shqipëtarët kanë parë tmerr me sy dhe një fëmijë i vogël 8 vjeçar nga Durrësi, i cili ka humbur shtëpinë, përmes një vizatimi ka treguar se në mendjen e tij është rrënjosur pallati që po shembej nga tërmeti. Në pikturën e tij shihet një pallat që po shembet dhe vogëlushi shkruan: “Ergi, pallati i kuq po shembet nga tërmeti”.

Nisur nga vizatimi i 8 vjeçarit, CRCA/ECPAT Shqipëri, ka vendosur që të hapë një ekspozitë me të gjitha punimet e fëmijëve që tashmë kanë humbur shtëpitë e tyre apo të fëmijëve që kanë nevojë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi përjetimin e tërmetit shkatërrues.

Share With:
Translate »
989 Views