“Pa ty jam e verbër, Zoti na dha filizin tonë”, Xhensila zgjodhi fjalët më të bukura për të uruar Besin në ditën e lindjes

Ditën e sotme aktori i njohur Bes Kallaku feston ditëlindjen e 36-të dhe krahas urimeve të miqve e të afërmve, nuk mund të mungonte edhe urimi i partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.

 

 

Këngëtarja ka zgjedhur të postojë një video shumë të veçantë, të familjes së tyre të vogël, nga dita e promovimit të biznesit të saj, ku shihen ata të dy, bashkë me vajzën e vogël Ajkën. Xhensila ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar “dritën e saj të syve”, siç e quan ajo

“Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”,shkruan këngëtarja.

Ata janë një çift shumë ‘cool’’, që ndajnë herë pas here momente shumë ‘funny’ nga përditshmëria e tyre. Megjithatë, siç kanë treguar shpesh, janë edhe mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit, në çdo projekt e sipërmarrje.

Share With:
Translate »
241 Views