Pajtimi flet pas daljes nga shtëpia për situatën me Sara Berishën: Përderisa i takova edhe babain, tani…
Dj PM ka qenë i eleminuari i radhës mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”. Ai ka folur në studio për situatën e tij me Sara Berishën, ku ka thënë se do vazhdojnë të njihen me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë.Pajtimi dhe Sara, ishin çifti i parë në shtëpinë e “ Big Brother VIP”. Dhe pse kanë pasur disa momente pasigurie apo kanë debatuar, ata e kanë shprehur pëlqimin dhe interesin që kanë për njëri- tjetrin.
Ish- banori BBV u takua dje dhe me të atin e modeles, i cili i dhuroi dhe një shishe verë, ku u shpreh se pati shumë emocione në ato momente . DJ PM tha se dhe me takimin e babait të saj, dëshiron që njohja e tyre të vazhdojë dhe të bëhet më serioze.
Pjesë nga biseda:
Arbana: Marrëdhënia me Sarën, mendon se do të jetë një marrëdhënie që do t’i japësh mundësinë të njiheni edhe jashtë?
Pajtimi: Po, këtë gjë e kemi biseduar disa herë bashkë, Por përderisa takova dhe babain e Sarës, në fillim kisha shumë emocione dhe thash përse jo.