Pak ditë pas lindjes, Ariana del shëtitje me vogëlushen dhe duket në top formë

Disa ditë më parë, çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ana. Lindja e saj solli shumë gëzim në familjen Fejzullahu dhe dyshja nuk hezitoi ta ndante gëzimin dhe me ndjekësit e tyre.

Ariana dhe Ermali publikuan menjëherë foto të vogëlushes duke mos e fshehur aspak nga publiku. Më pas ato i bënë dhe një pritje përrallore në shtëpi, plot me tollumbace të ngjyrave të ndryshme (kryesisht rozë), lule e mbi të gjitha një pritje plot dashuri.

Ditën e sotme, Ariana ka dalë për shëtitje me vogëlushen dhe ndonëse vetëm pak ditë më parë, ajo u bë nënë sërish, mund të themi që duket në top formë. E veshur bardhë e zi, Ariana rrezaton me një buzëqeshje në fytyrë ndërkohë që pranë saj ndodhet karroca e Anës, po ashtu bardhë e zi. ‘Ditë me diell me bebin’, ka shkruar ajo krahas fotos.

View this post on Instagram

Sa familje e kompletuar 🥰

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
668 Views