Pak para se të bëhet nënë, Almeda Abazi ndryshim drastik në pamje

Aktorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Almeda Abazi, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe vetëm disa javë më parë publikoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa foto që me siguri i kanë lënë të gjithë gojëhapur. Ajo shfaqet në parukeri me një look të ri; flokë bjond me baluke dhe të prerë deri mbi supe.

Pas disa pozave me pamjen e re, Almeda i ka qetësuar ndjekësit duke lënë të kuptohet se ishte thjesht një paruke.

“Mos u shqetësoni”, shkruan Almeda në foton ku shfaqet sërish me flokët e saj të gjatë e të zinj.

Share With:
Translate »
945 Views