Pak pasi u bënë prindër, gazetarja shqiptare humb të shoqin nga Covidi në moshë të re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Julian Buzo ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 35-vjeçare.

Ai ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të “STOP-it”, Odeta Gjevorit. Humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe në jetën e familjarëve. I ndjeri kishte vetëm dy muaj që ishte bërë baba, me ardhjen në jetë të vogëlushes Hana.

Prej vitesh, ai punonte si montazhier në Tv Klan. Miqtë dhe kolegët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
1694 Views