Paketimi i kukullave Barbie çonte në faqe pornografike: Reagon kompania prodhuese

Mattel, prodhuesi i njohur i kukullave Barbie, ka kërkuar falje pas një gabimi në paketimin e edicionit special të kukullës “Wicked”, i cili përfshinte gabimisht një lidhje interneti që çonte drejt një faqeje për të rritur. Në vend të URL-së së synuar “WickedMovie.com”, paketimi përmbante adresën “Wicked.com”, që lidhet me përmbajtje pornografike.

Kukullat, të frymëzuara nga personazhet e Glinda dhe Elphaba, janë lançuar si pjesë e promovimit të filmit të ardhshëm “Wicked” me Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, por në vend që të drejtonin audiencën në faqen zyrtare të filmit, ato përmbanin linkun e gabuar. Ky lapsus ngriti menjëherë shqetësime, veçanërisht duke pasur parasysh se kukullat Barbie janë të synuara kryesisht për fëmijët.

Mattel, kompania që qëndron pas emrave ikonike si Barbie dhe Hot Wheels, pranoi gabimin dhe kërkoi falje në një deklaratë zyrtare të lëshuar të dielën. Ajo deklaroi se po merr masa të menjëhershme për të korrigjuar situatën dhe u kërkoi blerësve të hedhin ose mbulojnë paketimin e produktit. “Na vjen shumë keq për këtë gabim dhe po marrim hapa të menjëhershëm për ta korrigjuar atë,” tha kompania në një deklaratë për mediat. “I këshillojmë prindërit të jenë të kujdesshëm, pasi lidhja e gabuar nuk është e përshtatshme për fëmijët.”

Ndërsa “Mattel” e përshkroi këtë situatë si një “gabim printimi”, mbetet e paqartë se sa nga këto produkte janë shpërndarë tashmë në dyqanet në SHBA, përfshirë gjigantë si Walmart, Best Buy dhe Amazon. Ndërkohë, disa individë po shfrytëzojnë gabimin duke shitur paketimet e rralla në internet për çmime të larta.
Paketimi i kukullave Barbie çonte në lidhje pornografike, reagon “Mattel”
Mattel, prodhuesi i njohur i kukullave Barbie, ka kërkuar falje pas një gabimi në paketimin e edicionit special të kukullës Wicked, i cili përfshinte gabimisht një lidhje interneti që çonte drejt një faqeje për të rritur. Në vend të URL-së së synuar “WickedMovie.com, paketimi përmbante adresën “Wicked.com”, që lidhet me përmbajtje pornografike. Kukullat, të frymëzuara nga personazhet e Glinda dhe Elphaba, janë lançuar si pjesë e promovimit të filmit të ardhshëm “Wicked” me Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, por në vend që të drejtonin audiencën në faqen zyrtare të filmit, ato përmbanin link-un e gabuar. Ky lapsus ngriti menjëherë shqetësime, veçanërisht duke pasur parasysh se kukullat Barbie janë të synuara kryesisht për fëmijët.

“Mattel”, kompania që qëndron pas emrave ikonike si Barbie dhe Hot Wheels, pranoi gabimin dhe kërkoi falje në një deklaratë zyrtare të lëshuar të dielën. Ajo deklaroi se po merr masa të menjëhershme për të korrigjuar situatën dhe u kërkoi blerësve të hedhin ose mbulojnë paketimin e produktit.

“Na vjen shumë keq për këtë gabim dhe po marrim hapa të menjëhershëm për ta korrigjuar atë,” tha kompania në një deklaratë për mediat. “I këshillojmë prindërit të jenë të kujdesshëm, pasi lidhja e gabuar nuk është e përshtatshme për fëmijët.”

Ndërsa “Mattel” e përshkroi këtë situatë si një “gabim printimi”, mbetet e paqartë se sa nga këto produkte janë shpërndarë tashmë në dyqanet në SHBA, përfshirë gjigantë si Walmart, Best Buy dhe Amazon. Ndërkohë, disa individë po shfrytëzojnë gabimin duke shitur “paketimet e rralla” në internet për çmime të larta.

Paketimi i kukullave Barbie çonte në faqe pornografike: Reagon

Share With:
Translate »
52 Views