Pal Kola, babai i tre fëmijëve punonte si roje për të mbijetuar

Pal Kola e përshkonte me këmbe çdo ditë rrugën nga Vaqarri në Mëzez.

Këtë itinerar e bënte prej 6 muajsh që kur ishte punësuar si roje e godinës së Top Channel.  Por 60 vjeçari e mbylli punën bashkë me jetën e tij në këtë kabinë ku pranë saj u gjet edhe 5 lekëshi i fundit që mbante në xhep.

Edhe pse kishte më shumë se 20 vite që ishte larguar nga Puka për një jetë më të mirë, ai nuk ja doli të shpëtonte nga mjerimi.

Ndaj detyrohej të bënte punë të tjera gjatë ditës. Por sërish kjo nuk mjaftonte që të mbijetonte me familjen e tij.

Viktima jetonte në këtë banesë një katëshe me tjegulla të vjetra me bashkëshorten e cila punonte si ndihmës kuzhiniere, dy vajzat dhe nipin e mitur. I biri kishte zgjedhur të emigronte drejt Italisë.

Fqinjët e tij me të cilët kishte ndarë edhe punët e bujqësisë që do kryente pas shërbimit thonë jashtë kamerave se Pali ishte një njeri i urtë dhe gjatë gjithë ditës angazhohej me bahçen e tij.  Përveç shtëpise, tani situata për familjarët e Palit  do jetë akoma më e rëndë.

Share With:
Translate »
97 Views