Pamje nga vendngjarja në New York/ Mamaja dhe motra e Florindit në gjendje të rënduar, mësojnë lajmin tragjik
Janë publikuar pamje nga vendngjarja në New York, ku burrë e grua dyshohen se u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin. Siç shihet nga pamjet, poshtë pallatit janë nëna e Florind Balliut dhe motra e tij shtatzënë. Pamjet janë publikuar nga New York Post. Policia është duke i sqaruar për ngjarjen, ndërsa ato shihen në gjendje të rëndë.
Florindi dhe Ornela prej më shumë se 7 vitesh nuk kishin ardhur në Shqipëri, por jetonin në New York. Kohët e fundi, Florindi kishte probleme të shëndetit mendor.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndësa po prisnin edhe fëmijën e tretë. 35-vjeçari është një personazh i njohur pasi prej disa vitesh ai ka qenë aktor i Teatrit Kombëtar.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.
Një prej dëshmitarëve shprehet:
Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre. U dëgjua si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokë. Pastaj u dëgjua një fëmijë duke bërtitur: ‘Mami, Mami”.