PAMJE TË RËNDA/ Arrestohet vrasësi i 14-vjeçarit, i mituri postoi foto me thikë pasi kreu krimin e rëndë

Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, pak metra larg shkollës “Fan Noli”

I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

15-vjeçari menjëherë pasi goditi disa herë me thikë nxënësin tjetër të shkollës “Fan Noli”, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, si dhe plagosi shokun e viktimës është larguar nga vendngjarja bashkë me thikën e krimit.

Ai është nisur menjëherë  drejt një spitali privat, ku ka mjekuar plagën për shkak se është plagosur dhe vet.

Pasi ka fashuar dorën, autori ka hipur në një automjet ku një person e ka shoqëruar drejt spitalit.

Ndërkohë që ndodhej në automjet dhe kishte vrarë një 14-vjeçar e kishte plagosur një tjetër, autori  ka postuar edhe foto në Snapchat.

Konflikti kishte nisur ditën e premte brenda ambienteve të shkollës, ndërsa për këtë ishte vënë në dijeni edhe oficerja.

Fillimisht është dukur se debatet janë sheshuar dhe të miturit janë pajtuar me njëri-tjetrin.

 

Mësohet se ata kanë pasur një përplasje në banjat e shkollës ku kishin lënë takim për t’u sqaruar.

Pas nisjes së konfliktit14-vjeçari që mbeti viktimë kishte njoftuar një shok tjetër i cili ishte nxënës në Sauk.

Pasi ka mbaruar mësimi të miturit kanë lënë ambientet e shkollës dhe janë nisur drejt një rrugice aty pranë ku janë përleshur fizikisht. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë 14-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe gjithashtu ka plagosur shokun e viktimës.

Dy të miturit janë dërguar në spital, por si pasojë e humbjes së gjakut 14-vjeçari ndërroi jetë tek trauma.

Ndërkohë i mituri tjetër i plagosur ndodhet ende në spital në gjendje të stabilizuar./

Share With:
Translate »
60 Views