Pamje të rënda! I mituri dhunohet barbarisht për tre vite rresht nga elektricisti i fshatit, asnjë institucion nuk përgjigjet
Një rast i rëndë me një të mitur që është dhuruar për tre vite rresht nga elektricisti i fshatit Funare në Librazhd, prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të që është sot.
Pas dhunimit i mituri është bullizuar, veprim që e çoi të ndërmerrte një akt të rëndë, atë të hedhjes nga kati i tretë i konviktit ku qëndronte. E gjithë historia u mbajt e fshehtë dhe asnjë institucion nuk mori asnjë masë.
Rast i rëndë u raportua nga emisioni “Fiks Fare”, ku u shfaqën video tronditëse të dhunës që ushtrohej ndaj të miturit, ku përveç elektriçistit dhunues, dikush tjetër xhironte skenën pa iu dridhur dora.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që i mituri ka braktisur shkollën dhe është bullizuar nga bashkëmoshatarët. Fëmija në prezencën e të ëmës tregoi për gazetarët, se elektricisti Hysen Balliu e dhunonte, i zinte rrugën me motor dhe nuk e lejonte të shkonte në mësim. Ai shprehet se nuk është ankuar për atë person te familjarët pasi nuk ka dashur t’i shqetësojë.
Situata bëhet akoma më e rëndë kur e ëma e të miturit tregon se fëmijën për shkak të bullizimit dhe mos vajtjes në shkollë vendosi ta çonte në një shkollë në Librazhd dhe të qëndronte në një konvikt fetar, i cili ishte pa pagesë, por që aty u hodh nga kati i tretë i godinës.
Dhe nga ai moment fëmijën e risolli në fshat, ku e riregjistroi në shkollën që kishte qenë, por që nuk e frekuenton. E ëma mohon të ketë dijeni për dhunën e ushtruar ndaj djalit.
Drejtuesi i shkollës nuk dha asnjë koment me arsyetimin se nuk ishte i autorizuar nga zyra arsimore për të folur për rastin. Ndërkohë ish drejtori i shkollës në një telefonatë tregoi se e ka denoncuar këtë rast në polici, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
Drejtori i konviktit ku i mituri qëndroi pak ditë, tregon se ai u hodh nga kati i tretë, dhe e përjashtoi. Por nuk lajmëroi asnjë institucion, vetëm i kërkoi familjes që ta merrte.
Gazetarët takuan edhe elektricistin i cili kishte një sjellje të çuditshme ndërkohë që gazetarët i tregonin videon ku dhunonte të miturin ai qeshte, për të kjo nuk është dhunë.
I mituri që i përket një familjeje me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike vendos të mos përballet më as me bashkëmoshatarët, por të qëndrojë në shtëpi me të ëmën.
Nga heshtja e institucioneve dhe mosveprimi i tyre edhe i mituri është dorëzuar duke u mbyllur në shtëpi