Pamjet/ Kaos nga tërmeti në Kroaci, kryebashkiaku: Një fëmijë vdiq, u shkatërrua gjysma e qytetit

Kroacia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra nga qyteti Petrina, ndërsa lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kroacinë.

Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje në disa shtete dhe raportohet për disa të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Petrinjas Darinko Dumbovi? konfirmoi se deri tani një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. A u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet. “Gjysma e qytetit është shkatërruar” tha ai.

Share With:
Translate »
385 Views