Pamjet prekëse! Familjari i shkruan letër pacientit me COVID të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Pamundësia për t’u takuar dhe për të folur nga afër ka bërë që shumë familjarë të presin jashtë dyerve të spitalit Shefqet Ndroqi, për të marrë ndonjë lajm për pacientët e shtruar.
Pamjet e fundit që na vijnë nga sanatoriumi, janë tepër prekëse pasi tregojnë një të afërm që i shkruan një letër pacientit të shtruar, në sportelin e hapur ku dorëzohen edhe ushqimet.
![]()
Duke folur për mediat, disa prej familjarëve u shprehën sot se mbajnë kontakte me të afërmit e tyre, por nuk dinë se çfarë ndodh brenda katër mureve ndaj edhe janë në ankth.
Ditën e djeshme nga kati i katërt i spitalit u hodh një 65-vjeçar, duke shkaktuar tragjedinë e dytë të ngjashme në më pak se një muaj.
Abcneës.al raportoi pak më parë se dy të rinj të cilët dyshohet se kanë familjarët e tyre në këtë spital, kanë thyer kordonin e policisë duke vrapuar në drejtim të spitalit.
Më pas ata janë neutralizuar, pas ndërhyrjes së forcave të tjera policore.