Panairi i lojërave elektronike, hapet “parajsa” e videolojërave më e madhja në botë
Persona të brendshëm të kësaj industrie dhe adhurues të videolojrave vërshuan në çeljen e parajsës së tyre, panairit “Electronic Entertainment Expo (E3)”, në Los Angeles.
Eventi mbledh bashkë disa prej kompanive më të mëdha të lojërave elektronike për të zbuluar teknologjinë dhe për të treguar se me çfarë kanë punuar së fundi. Panairi është i hapur për publikun, dhe deri mesnatën e së shtunës, janë shitur me ulje bexha prej 250 dollarësh, të cilat lejojnë aksesin për tre ditë.
Eventin e kanë paraprirë konferencën ku prodhuesit njoftonin planet e tyre të mëdha. “Shumica e kanë bërë këtë përmes internetit dhe transmetimit të drejtpërdrejte “Live-Stream”, e për këtë një pjesë e tyre si Nintendo apo Xbox-I i Microsoftit, kanë vënë në dispozicion edhe website-t e veta”, thotë CNN.
Që pa u çelur panairi, vëmendjen dukej se do ta rrëmbente konsola e re dhe e shumëpërfolur Xbox Scarlett, që shënon dhe gjeneratën e ardhshme të konsolave Xbox. Nintendo ka dhënë dhe ai informacione për Pokemon Sword dhe Shield-in e ri. Këtë radhë në panelin e E3, vjen dhe një fytyrë e re për ambientin atje, Netflix-I, i cili planifikon ta kthejë në videolojë shoë-un e tij hit, “Stranger Things” .