PANIK në “Air Albania”/ Tifozi i mitur nuk ndihet mirë nga zemra, ndërpritet ndeshja për disa minuta

Paniku ka “pushtuar” stadiumin “Air Albania” disa mninuta më parë, ku po luhet ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës.

Një prej tifozëve bardheblu, i mitur, nuk është ndjerë mirë pas festës së golit të ekipit të tij dhe ka patur rrahje të shpejta zemre, ndaj është dashur menjëherë ndërhyrja e mjekëve.

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe në drejtim të tij kanë shkuar mjekët, të cilët kanë kryer kontrollet e para dhe më pas e kanë nisur me ambulancë drejt spitalit.

Share With:
Translate »
162 Views