Papa Françesku: ‘Krijimi i një familjeje po bëhet një përpjekje titanike që vetëm të pasurit mund ta përballojnë’

“Krijimi i një familjeje në Itali po bëhet një “përpjekje titanike” që vetëm të pasurit mund ta përballojnë.” Kështu është shprehur Papa Françesku teksa mes të tjerash ka renditur disa arsye që po i pengojnë të rinjtë të kenë fëmijë.

“Të rinjtë jetojnë në një klimë sociale në të cilën krijimi i një familjeje po kthehet në përpjekje titanike, në vend që të jetë një vlerë e përbashkët. Të ndihesh i vetmuar dhe i detyruar të mbështetesh vetëm në forcat e tua është e rrezikshme. Për këtë arsye vetëm më të pasurit mund të përballojnë, falë burimeve të tyre, më shumë liri. kjo është e padrejtë dhe po ashtu edhe poshtëruese.”

Lindjet në Itali ranë nën 400,000 në vitin 2022, duke regjistruar një ulje vjetore për herë të 14-të radhazi, me popullsinë e përgjithshme qe ka pesuar renie në 58.85 milionë.

Duke folur në një konferencë mbi krizën demografike në rritje, Papa Françesku tha se rënia e lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen.

“Vështirësia në gjetjen e një pune të qëndrueshme, vështirësia në mbajtjen e një të tillë, shtëpitë tepër të shtrenjta, qiratë e larta dhe pagat e pamjaftueshme janë probleme reale. Tregu i lirë tepër i egër po prodhon situata dhe pabarazi gjithnjë e më të rënda. Nuk mund të pranojmë që kaq shumë të rinj të luftojnë për të realizuar ëndrrën e tyre familjare dhe detyrohen të ulin dëshirën për shkak të një sërë arsyesh.”

Papa tha se kafshët shtëpiake po zëvendësojnë fëmijët në disa familje.

Share With:
Translate »
75 Views