Paqe mes Icardit dhe Maxi Lopez, të gjithë bashkë në ditëlindjen e djalit
Maxi Lopez dhe Wanda Nara i kanë harruar problemet për disa orë, për ta festuar ditëlindjen e njëri prej djemve të tyre. Coki mbushi 7 vjeç dhe Wanda ka postuar disa foto të festës. Në festë ishte babai i djemve Maxi Lopez i shoqëruar me të dashurën e tij Daniela Christiansson. Në festë nuk mungoi as babai i vajzave dhe bashkëshorti aktual i Wanda Naras, Mauro Icardi. Të tre në kohën e fundit kanë qenë pjesë e shumë sherreve në mediat sociale. Akuzat në drejtim të njëri-tjetrit nuk kanë munguar. Por siç duket mosmarrëveshjeve u ka ardhur fundi dhe të gjithë ishin të pranishëm në një vend me fëmijët e tyre.
