Para 4 muajsh u bë nënë, Serena Williams merr vendimin e dhimbshëm

Pas Andy Murray, një tjetër emër i rëndësishëm do t’i mungojë grand slemit të Australian Open.

Ish numri 1 i botës, Serena Williams ka deklaruar tërheqjen nga ky aktivitet i cili nis me datë 15 janar dhe do të zgjasë deri më 28 janar.

Në një deklaratë për mediat, tenistja 36 vjeçare tha se pas lindjes së djalit të saj, Alexis nuk është akoma gati për të marrë pjesë në një turne kaq të madh si ai australian.

“Pas konkurrimit në Abu Dhabi kuptova se edhe pse jam shumë afër formës, nuk jam akoma gati për të marrë pjesë në një kompeticion serioz si ai i Australian Open.

“Trajneri im më thotë gjithmonë se duhet të jem gati për të marrë pjesë në garë dhe nëse kjo nuk përmbushet, më mirë të heqim dorë nga turneu. Unë mund të garoj, por për mua nuk është thjeshtë të marrësh pjesë në një kompeticion, nëse nuk kërkon më tepër se aq më mirë t’i themi jo..

“Edhe pse jam e zhgënjyer, unë kam vendosur të mos konkurroj në Australian Open këtë vit.”- tha motra më e vogël e familjes Williams.

Share With:
Translate »
754 Views