Para Dianës, William dhe Harry kanë humbur një tjetër nënë. Libri i ri zbulon detaje dramatike

Harry dhe William në mënyrë direkte dhe indirekte kanë folur herë pas here për problemet e tyre me shëndetin mendor. Martesa problematike e prindërve, divorci i tyre, pastaj vdekja e Dianës dhe rimartesa e Charles të gjitha kanë lënë shenja, por duket se nuk janë të vetmet shkaqe.

Pak pas lindjes së William Diana punësoi si dado Barbara Barnes, 42 vjeç në atë kohë.

Në një deklaratë shumë të shkurtër në media në atë kohë Barnes tha: “Unë i shkoj të gjithë fëmijët njësoj dhe i trajtoj njësoj. Unë jam këtu për të ndihmuar princeshën”.

Para Dianës, William dhe Harry kanë humbur një tjetër

Barnes zbuloi shpejt se në fakt duhet të bënte më shumë se kaq. U shndërrua edhe në dadon e Dianës në kohën që princesha vuante nga bulimia dhe shëndeti mendor.

Baba, se kështu e thërrisnin djemtë, u bë një nënë zëvendësuese për ta. Diana kishte problemet e saj, pastaj vizitat mbretërore, pastaj historitë romantike. Baba, sidomos me William krijoi një lidhje të veçantë.

U mësoi djemve të ecnin, të flisnin dhe të lexonin. Qëndronte me ta ditë dhe natë.

Të gjithë mendonin se Barbara po bëhej shumë posesive ndaj djemve, plus që po bëhej gjithmonë e më shumë pjesë e familjes. Ndaj një ditë Diana e dëboi.

Një fundjavë ajo thjesht nuk ishte më aty. Diana kishte dhënë urdhër të zhdukej çdo gjë e saj rreth e rrotull.

Nuk iu dha mundësia t`i thoshte mirupafshim William-it që e kishte rritur për 4 vite dhe Harry-t për 2 vite.

E kishte të ndaluar t`u dërgonte dhe kartolina djemve. Askush nuk e pa më Barbarën.

Njerëzit u habitën se sa shpejt u përshtatën Harry dhe William pas vdekjes së Dianës, por në fakt ata e kishin për herë të dytë humbjen e një nëne.

Të gjitha këto detaje shkruhen në librin e ri të Robert Lacey që është ende pa u botuar.

Share With:
Translate »
612 Views