Para Samitit të Londrës Linda Rama, mori leksione nga vjehrra, mamaja, e bija dhe Gregu

Në Samitin e Londrës me temë fuqizimin e grave, zonja Linda Rama ka rrëfyer disa përgjigje me vlerë, por edhe interesante që ka marrë nga familjarët e saj, teksa u ka drejtuar pyetjen: Cila është sfida më e madhe që ka vajza sot?

Pjesë nga fjala e Linda Ramës në Samitin e Londrës:

“Duke menduar se çfarë mund të thosha në këtë samit, pyeta nënën e Edit: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Të refuzojë agresivitetin dhe të ruajë epërsinë e thelbit ndaj formës – m’u përgjigj.

Pyeta nënën time: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Përpara se të mendosh për sfidat, mos harro të kujtosh arritjet e gruas, që gjyshja ime iku pa i imagjinuar dot për mua, ndërsa unë i imagjinoj të pafundme mundësitë për mbesat e mia – m’u përgjigj.

Pyeta Rean, vajzën tonë 29-vjeçare: Cila është sfida më e madhe që ka vajza sot? Të njohë dhe të përqafojë plotësisht natyrën e saj – m’u përgjigj.

Pyeta Gregun, djalin tonë 28-vjeçar: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja sot? Lufta për shkollim dhe punësim dhe përballja me mentalitetet patriarkale në Shqipërinë rurale dhe periferike, – më tha.

Pyeta mikeshën time, një profesioniste shumë e mirë: Cila është sfida më e madhe që ka gruaja profesioniste sot? Të pretendojë e të guxojë më shumë, duke shtruar rrugën dhe lëne gjurmë për të frymëzuar gra e vajza të tjera qe të mund ta ndjekin e çojnë më tej lartësimin e saj, – m’u përgjigj.

Pyeta dhe të tjerë, duke marrë të tjera përgjigje që plotësonin mozaikun e sfidave të gruas në një vend të vogël si Shqipëria, që historia për gjysmë shekulli e vuri në sprovën e diktaturës më të egër krahasuar me të ngjashmet e veta dhe të tranzicionit shumë të vështirë në 30 vitet e fundit”.

Fjalimi i plotë në Samitin e Londrës Global Woman:

Share With:
Translate »
1151 Views