Paracetamoli gjatë shtatzanisë mund të zvogëlojë pjellorinë e vajzave
Paracetamoli gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë pjellorinë e ardhshme të pasardhësve femra. Artikulli shqyrtoi tre studime të veçanta të brejtësve që të gjithë raportojnë zhvillimin e ndryshuar në sistemin riprodhues të pasardhësve femra.
Paracetamoli ose acetaminofeni, është një trajtim për lehtësimin e dhimbjes që zakonisht merret nga gratë shtatzëna në të gjithë botën, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e fundit kanë lidhur përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzanisë me ndërprerje në zhvillimin e sistemit riprodhues të mashkullit por efektet në pasardhësit gra nuk ishin hulumtuar akoma.
Dihet se ekspozimi ndaj disa kimikateve gjatë shtatzanisë mund të shkaktojnë efekte zhvillimore që mund të mos shfaqen deri shumë më vonë në jetë.
Sipas studiuesve, kjo mund të mos jetë një dëmtim i rëndë i pjellorisë por ai është ende shqetësim real pasi që të dhënat nga tre laboratorë të ndryshëm të gjitha zbuluan në mënyrë të pavarur se paracetamoli mund të prishë zhvillimin riprodhues të festuseve gra.