Paracetamoli i dëmshëm për gratë shtatzëna

Marrja e paracetamolit gjatë kohës së shtatzënisë mund të rris rrezikun e zhvillimit të ADHD-së (Deficitit të vëmendjes dhe çrregullimit të hiperaktivitetit).

Gati gjysma e grave marrin qetësues gjatë shtatzënisë, zakonisht për dhimbje koke.

Hulumtuesit kanë gjetur se marrja e paracetamolit rrit rrezikun e çrregullimit të hiperaktivitetit.

Rreziku ishte më i lartë tek femrat që merrnin qetësues për periudha të gjata, gjatë kohës së shtatzënisë.

Paracetamoli, i njohur si Acetaminofen në disa vende, mund të veprojë si një dëmtues hormononal në mitër, që ndërhynë në zhvillimin normal të trurit të fëmijës.

Hulumtuesit këshillojnë gratë shtatzëna që të marrinë paracetamolin në doza sa më të vogla.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se marrja e qetësuesve përfshirë paracetamolin gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë zhvillimin e organeve seksuale tek fëmija i palindur.

Share With:
Translate »
1097 Views