Parandjenja e çuditshme, Fatma: Djali më puthi barkun pa e ditur që isha shtatzënë!

Moderatorja Fatma Haxhialiu ndau disa ditë më parë lajmin e shtatzenise se dyte, dhe tashmë është në muajin e gjashtë. Ajo e ka mbajtur gjithçka thuajse hermetike, duke mos lënë hapësira dyshimi as nëpër rrjetet sociale pasi nuk i pëlqen ta ‘bërtasë’ jetën e saj, por pohoi gjithçka në “Natën me Aulonën”. Fatma tregon se djali, Kian ishte shtysa më e madhe për këtë shtatzëni. “Mami do të vijë një beb, kur do të vijë bebi, dua një beb” ishin fraza aq të shpeshta prej tij dhe të shprehura si kurrë më parë. Pikërisht kur u duk se ishte zbehur dhe po shijonin pushimet, ndodhi e papritura më e bukur.

Ishim në Turqi me miqtë tanë dhe ka ndodhur një gjë shumë e habitshme. Ne sa kemi vajtur ditën e parë, jemi futur në pishinë dhe Kian vjen dhe më puth barkun, kështu nga hiçi. Thjesht më shtrëngon, afrohet te barku dhe më puth barkun. I them unë, Kian, se unë nuk e dija ndërkohë por që isha shtatzënë. Çfarë është moj mama dhe e përqafoj, ‘putha një çikë bebin’ dhe ne po qeshnim. Ka qenë një nga ato momente që mua më është fiksuar dhe sa e habitshme sepse vërtet thonë që fëmijët kanë një shqisë më shumë, ca gjëra sikur i parandiejnë, i dinë para nesh.Kjo përkonte edhe me vonesën e ciklit, të përzierave që po ndiente dhe mungesën e nepsit të përhershëm të ëmbëlsirave. Me t’u kthyer në Shqipëri, testi i shtatzënisë ishte mendimi i parë i Fatmës.

Fatma Haxhialiu: Sa erdhëm, sigurisht, i them ik në farmaci direkt, na merr testin. Nuk kishte nga këto që i bëra një kordele, ishte ‘më duket se jam, por s’e shikoj mirë’.

-Ishte aty Pepi?

Fatma Haxhialiu: Ishte aty. Dal bashkë me testin dhe i them hë mo është apo s’është sepse ngaqë isha në ditët e para ishte akoma vija jo qartësisht e kuqe. “Edhe jemi, edhe s’jemi”. Ia dërgova doktoreshës dhe tha besoj që je, duhet të vish për kontroll, shkuam e konfirmuam dhe ishim.

Fatma e ndau lajmin me videon ku Kian mëson se do të bëhet vëllai i madh. Momenti i bukur na ngrohu zemrat të gjithëve dhe pas kamerës, reagimi ka qenë po aq i ëmbël.

Kian, si te video që unë edhe kam darë, u emocionua, nuk dinte çfarë bënte, më përqafonte dhe sapo kemi dalë nga restoranti i kthehet Pepit dhe i thotë ‘dëgjo, tani kjo është mbretëresha e shtëpisë dhe nuk bën më asnjë punë, more vesh? Të gjitha punët do t’i bëjmë unë edhe ti!’ Edhe pse i ka ngelur babit, por parimi vazhdon. Më tha ‘o ma, deri nga shkurti je mbretëresha se pastaj e teprove një çikë’.

Share With:
Translate »
116 Views