Parazitët e kokës tek fëmijët, çfarë i shkakton dhe si t’i eleminoni
A shkaktojnë sëmundje parazitët e kokës?
Sigurisht që të pasurit parazitë në kokë u shkakton fëmijëve kruarje të vazhdueshme, por morrat nuk i shkaktojnë probleme të mëdha shëndetit, ato dëmtojnë vetëm sipërfaqen e kores së tokës dhe i shkaktojnë fëmijës dhimbje koke. Por më shumë se kjo, parazitët e kokës dëmtojnë gjendjen psikologjike të fëmijës. Këto fëmijë fatkeqë distancohen nga të tjerët dhe në shumicën e rasteve këtë gjë e nxisin vetë prindërit. Sipas një vëzhgimi të bërë nga një psikologe e shquar dalim në konkluzionin që, nuk ka rëndësi nëse dikush ka parazitë në kokë, por është më e rëndësishme të tregohesh i sjellshëm dhe i kulturuar.
Parazitët e kokës nuk përhapen lehtë
Mendoni që thjeshtë po ti afroheni dikujt që ka parazitë në kokë, do të zini edhe ju? Epo gaboheni atëherë. Parazitët e kokës nuk fluturojnë si mushkonjat apo hidhen si pleshtat, ato lëvizin nga një fije floku në tjetrën. Morrat mund të kalojnë nga një kokë në tjetrën vetëm nëse flokët bien në kontakt me njëri-tjetrin. Për ta shmangur këtë, është e sygjerueshme që fëmija të shkojë vazhdimisht me flokë të kapur në shkollë për ta ulur rrezikun e zënies së morrave.
Ka raste kur prindërit mendojnë që morrat përhapen dhe me anë të rrobave. Por është e gabuar. Morrat rriten vetëm tek flokët e njeriut sepse kanë nevojë për një vakt gjaku çdo 24 orë, përndryshe ato mund të dehidratohen dhe të vdesin. Kini kujdes me kufjet apo kapelet që fëmijët shkëmbejnë me njëri-tjetrin, sepse shpesh bëhen vendstrehim për këto gjallesa.
Parazitët e kokës nuk i parapëlqejnë flokët e të rriturve po aq sa të fëmijëve
Të rriturit i trajtojnë flokët e tyre vazhdimisht me produkte të ndryshme dhe kjo gjë nuk u pëlqen aspak morrave. Prandaj ato zgjedhin kokën e fëmijëve ku floku është më i shkrifët dhe i dendur, pra ato kanë mundësi të përhapen e të shumohen më shumë.
Vezët e morrave janë shumë të lehta për t’u dalluar
Mjafton të mësoni si duken dhe do t’i njohni menjëherë dhe do ti shikoni pa asnjë vështirësi. Këto vezë nuk largohen me anë të krehjes siç ndodh me morrat, por duhet pak më shumë mund për t’i pastruar ato. Kjo për shkak se ato janë të fiksuara mirë në qimet e flokëve. Sapo të merrni vesh që fëmija juaj ka parazitë në kokë duhet të nxitoni në farmaci për të marrë ilaçin e duhur kundër tyre. Për të mos i lënë asnjë shans morrave të shumohen.
Nuk është e nevojshme që fëmija të humbasë shkollën për shkak të parazitve
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar që fëmija të vijë në shkollë me parazitë në kokë. Sapo infermierja e shkollës i diktonte ato, lajmëronte prindërit për t’i kuruar flokët e fëmijëve. Kur ato ishin plotësisht të pastër fëmija mund të kthehej në shkollë. Kurse tashmë nuk është e nevojshme që fëmija të lërë shkollë për shkak të parazitve në kokë. Vërtetë që infermierja lajmëron prindit, por nuk e ndalon fëmijën të vijë në shkollë.
Ka disa fëmijë të cilëve parazitët nuk u shkaktojnë të kruara
Është e vërtetë që ka disa fëmijë të cilët nuk kanë farë kruarje edhe pse kanë parazitë në kokë. Por kjo nuk do të thotë që duhet ti bëni sytë qorr, përkundrazi duhet të vëreni me kujdes për ndonjë simptomë tjetër që lidhet me to.
Morrat nuk urinojnë
Kur fëmijët ngrihen dhe koka e tyre është pak e lagur nuk do të thotë që ka të bëjë me urinimin e morrave. Është thjeshtë djersë, pra nuk ka pse të shqetësoheni për këtë.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.