Partnerja e Klajdi Harunit qenka biznesmenja e njohur! Zbulohet gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë

Klajdi Haruni na prezanton ne mënyrën më emocionuese partneren e tij!

 

 

Kur mendojmë këngët e dashurisë, ato me fjalët më të ëmbla, ndërmend na vjen Klajdi Haruni. E teksa për këngët marrim çdo herë lajme të bukura, për jetën e tij private, Klajdi është treguar tejet diskret. Një vajzë që i ka marrë zemrën? Kjo dhe jo vetëm… Klajdi do të bëhet baba për herë të parë dhe sot zbulojmë partneren, por edhe gjininë e bebes. Sigurisht që Klajdi ka zgjedhur një mënyrë tejet emocionuese për të prezantuar vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Orgesën.

Partnerja e zemrës së këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.

Kanë qenë të shumta daljet e saj publike në të cilat ka preferuar të flasë vetëm për arritjet dhe sukseset “COHL’S” por tashmë qe surpriza u zbulua, mësuam edhe më tepër për jetën e saj private.

Çifti do të bëhen prindër të një vajze. Ata jetojne prej vitesh një histori të bukur dashurie, mbushur me dedikime këngësh e koleksionesh, që të dy, ia kanë bërë njëri-tjetrit si dhuratë, deri në këtë moment që Zoti vendosi t’i bekojë me një mrekulli të paçmuar. Bebushja që do të vijë në jetë, do ta bekojë botën e Orgesës dhe Klajdit. Të kontaktuar nga revista “Who” çifti janë shprehur:

“Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”.

Këto kanë qenë fjalët e ciftit që po shijojnë muajt e tyre të ëmbël.

Nuk mund ta lëmë pa thënë se tani e kuptuam pse Klajdin e shihnim kudo të veshur me “COHL’S ”.

Urime ciftit, shtatzëni të mbarë Orgesës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni)

Share With:
Translate »
95 Views