Pas 18 muajsh nëna zbulon arsyen përse fëmija qan në makinë

Sa herë që udhëtonin me makinë, Max bërtiste, villte dhe nuk gjente rehat. Prindërit e kishin menduar se ai kishte fobi makinat, por në të vërtet ishte diçka më e tmerrshme.

Një ditë të nxehtë ata e kishin lidhur djalin e tyre në ulëse ndërkohë që ai nuk kishte asgjë të veshur në pjesën e sipërme të trupit. Djali kishte filluar të ulëriste dhe kishte menduar se mos e kishte pickuar ndonjë bletë.

“Mendova se ishte fillimisht një bletë që e kishte pickuar, por nuk mund ta gjeja bletën në makinë”, tha mamaja e djalit Nicola.

Nichola Griffiths inspektoi ulësen që djali i tyre Max e kishte përdorur gjatë 18 muajve të fundit dhe u tmerrua kur gjeti një gozhdë plastike të fshehur nën pëlhurë.

“Ishte sikur ta vendosnim atë në një dhomë torture çdo herë që shkonim diku. Mendonim se ai kishte fobi ndaj makinës”, tha Nichola.

   

Share With:
Translate »
1129 Views