Pas 3 vitesh bashkë, djali i familjes Beckham ndahet nga e dashura
Pas dasmës madhështore të Brooklyn Beckham dhe pas deklaratave romantike mes David dhe Victoria-s, dikujt në familje nuk po i ecin mirë punët e zemrës. Romeo Beckham, djali i dytë i familjes është ndarë nga e dashura e tij Mia.
Kishin tre vite lidhje, por distanca duket se e shkatërroi marrëdhënien e tyre.

Shkak është bërë qëndrimi i Romeos në Amerikë, ku po ndjek karrierën e tij në futboll. Mia ndërkaq qëndronte në Londër dhe kjo ka sjellë problemet.
“Mosha e tyre e re dhe distanca në këtë moshë, bëri që të ndahen. Megjithatë vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe familja Beckham e do shumë Mian. Madje ajo po punon ende me Victorian”, tha një burim pranë tyre, për Daily Mail.
