Pas 60 orësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 32-vjeçarit në magazinën e “Casa Italia”

Pas rreth 60 orësh kërkime është gjetur rreth orës 3 të mëngjesit trupi i pajetë i Arjan Salës, i cili shërbente si shefi i sigurisë në magazinën e “Casa Italia” që mori flakë tre ditë më parë.

Ai është gjendur në brendësi të objektit, prapa një dere të kyçur çka shpjegon përse e kanë pasur kaq të vështirë zjarrfikësit dhe njësitë speciale për ta gjetur më parë, në kushtet që magazina ishte ende e mbushur me tym dhe nën efektin e temperaturave të larta të zjarrit.

Dyshohet se Sala është asfiksuar në përpjekje për të hapur derën e magazinës, por për ta konfirmuar këtë do të duhet edhe verdikti i ekspertizës mjeko-ligjore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Pas 60 orësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i

Sala ndërroi jetë në krye të detyrës, teksa ka qenë jashtë objektit kur zjarri ka nisur, por ka hyrë brenda për të ndihmuar të tjerët që të dalin dhe ndonëse arriti të nxirrte të gjithë të punësuarit e tjerë, për fat të keq nuk mundi të dalë vetë.

Informacioni paraprak:

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
544 Views