Pas abortit, Meghan Markle shfaqet në publik dhe falënderon ata që nuk u përmendën kurrë në këto 9 muaj
Meghan Markle ka vlerësuar ‘heronjtë e heshtur’ të pandemisë së koronavirusit. Jo mjekët dhe bluzet e bardha, por ata që derë më derë çuan ushqim në familjet në nevojë.
Në një video regjistruar në një nga ambientet e jashtme të rezidencës së saj në Kaliforni, Meghan falënderoi gjithë ata që dhanë nga vetja për të shërbyer gjatë kësaj pandemie.
“Pamë komunitete të tëra që ngriheshin dhe të ndërmerrnin masa. Pamë se si u sigurua ushqimi për fëmijët në nevojë, për njerëzit në vështirësi”, tha Meghan.
Kjo ishte dalja e saj e parë me figurë dhe zë që pas letrës ku rrëfeu abortin spontan që pësoi në muajin korrik.
“Sonte, ne nderojmë këta heronj të heshtur, disa prej të cilëve i njoh personalisht, të tjerë i duartrokas nga larg. E dimë të gjithë vlerën e ushqimit; është burimi i jetës. Dhe në momentet e krizës, një vakt i ngrohtë mund të jetë aq ngushëllues sa një përqafim shumë i nevojshëm – veçanërisht në mungesë të kontaktit njerëzor për shkak të distancës sociale që po përjetojmë të gjithë”, shtoi Meghan që shpërndau ushqim bashkë me Harryn gjatë ditëve të izolimit.