Pas barkut të Zajminës, një tjetër prekje barku si prej shtatzëne na habiti nga festa e pritjes së bebit

Ditën e djeshme, Zajmina na njohu me gjininë dhe emrin e bebit. Ajo po pret një vajzë dhe emri që ka zgjedhur është Khloe.

Teksa kishim mësuar se në festën e pritjes së vajzës së Zajminës do të kishte edhe meshkuj mezi prisnim të mësonim emrat. Dinim që Graciano Tagani, balerini i njohur dhe mik i ngushtë i këngëtares do të ishte prezent. Por në fotot që ka shpërndarë Zajmina në Instagram shohim një tjetër figurë të njohur mashkull.

Bëhet fjalë për Olti Currin. Fotoja që fotografi u ka shkrepur nënës në pritje dhe tekstshkruesit është shumë humoristike. Zajmina i ka vënë dorën në barkun e tij ndërkohë që të njëjtën gjë demostron edhe Olti, ashtu siç bëjnë nënat shtatzëna. Olti njihet për batutat e tij por këtë veprim nga festa e bebit të Zajminës nuk e prisnim. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1257 Views