Pas çmimit tek Kënga Magjike, këngëtarja shqiptare zbuloi se është shtatzënë
Mbrëmja e sotme ishte e gjatë me shumë muzikë, emocione dhe humor. Por këtë vit kishte dhe lajme të bukura. Dy nga finalistët na dhanë lajmin se do të bëhen prindër së shpejti. I pari është Besniku i grupit NRG Band i cili gjatë marrjes së cmimit tha se ja dedikon vajzës që do të vijë së shepejti në jetë, por është dhe një këgëtare tjetër në pritje të ëmbël. Blerina Braka mori pjesë në “Kënga Magjike 2017” me këngën “Mirupafshim Dashuri” dhe u vlerësua me çmimin “Çesk Zadeja”. Këngëtarja simaptike nga prapaskena e “Këngës Magjike” ka dhënë lajmin ekskluziv për Iconstyle.al se është në pritje të bebit të saj të parë.
“Një bebush do të vijë së shpejti”, tha Blerina për Iconstyle.al
