Pas dasmës, Jona shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur Jona Spahiu po shijon e lumtur muajin e mjaltit me të dashurin e saj të zemrës. Çifti më 10 qershor i dhanë fund beqarisë dhe kurorëzuan lidjen e tyre, e së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ata kanë vendosur të pushojnë në Ibiza, Jona ka postuar foto dhe video nga hoteli ku po qëndrojnë e mesa duket po i shijojnë shumë pushimet aty. Para pak minutash moderatorja bukuroshe postoi një foto të ëmbël për herë të parë ku barku i rrumbullakosur dallohet aq mirë.

E veshur me një fustan transparent në ngjyrë të zezë, Jona e tregon kaq hapur se është në formë edhe se barku i rrumbullakosur e ka zbukuruar shumë.

Share With:
Translate »
671 Views