Pas debatit me Stresin, Einxhel Shkira përlotet në studio: Ty të lutem mami…

Pak ditë më parë, Stresi dhe Einxhel Shkira u përfshinë në një debat, i cili bëri bujë të madhe në media. Reperi e ofendoi rëndë moderatoren, pas një statusi që ajo kishte publikuar rreth protestës.

Pasditen e sotme Einxhel Shkira ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku foli rreth situatës. “Unë mund të isha një person depresiv dhe e gjithë ajo që ndodhi, mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajt pastaj, si e zgjidhim? Dalim në protesë që vrau veten Enxhi? Për kë do dilnim në protestë, për një person që ia shkatërruam veten nga ana virtuale, apo për një që e vrau shteti? Ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminela që më shkruajnë mua “Do të vras”, pra nuk janë ata më të mirë se polici që vrau. Kushdo që më ka shkruar, duke më ofenduar dhe kërcënuar ta ketë të qartë që nuk janë më të mirë se polici që vrau. Këtë ta fiksojnë mirë”, tha moderatorja.

Einxhel tregoi se deklarata e Stresit për të ka prekur shumë dhe familjen e saj. Ajo u përlot në studio teksa lexoi një mesazh që i kishte dërguar e ëma.

“Shëndeti i mamit tim është më i rëndësishëm se sa unë të ngrihem për kauza. Siç mund të jetë gjynah babai i atij djalit që vdiq, ashtu është gjynah dhe mamaja ime e cila përballet me një trajtim të tillë që i bëhet fëmijës së tij pa i bërë keq askujt. Mesazhi i saj ka qenë tekstualisht: Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”, tha moderatorja.

Share With:
Translate »
485 Views