Pas diagnostikimit me kancer, gazetarja e njohur përlot me dedikimin prekës: “Më kanë mbetur edhe pak ditë jetë”
Gazetarja e njohur e “BBC”, Rachael Bland, një vit më parë mori një telefonatë, e cila i ndryshoi tërësish jetën. Dikush i telefoni dhe i tha se kishte lajme të këqija, pasi 40-vjeçarja ishte diagnostikuar me kancer në gji.
Rachael është nënë e një djali 1-vjeçar, por pavarësisht lajmit shokues që mori u tregua e fortë për të birin dhe u përpoq të bënte një jetë normale, të shkonte në punë, të shëtiste vogëlushin e saj, të drekonte me familjen.
Mirëpo ndërkohë që mjekët i kanë bërë të ditur se i kanë ngelur edhe vetëm pak ditë jetë, gazetarja e njohur e “BBC”-së duket se po e përjeton keq këtë periudhë. Postimet e saj në Twitter kanë përlotur gjithë ndjekësit e saj, familjarët dhe miqtë e afërt.
“Njësoj siç tha legjenda Frank Sinatra. Kam frikë se ka ardhur koha miqtë e mi. Krejt papritur. Më kanë thënë se kam edhe pak ditë jetë. Është kaq surreale. Faleminderit të gjithëve për gjithë mbështetjen tuaj. Mirupafshim miqtë e mi”, shkruan gazetarja.
Kujtojmë që pak muaj më parë Rachael deklaroi se do të shkruante një libër ku do të shkruante gjithçka rreth saj, në mënyrë që i biri ta kishte pranë sa herë që t’i mungonte.
“Ishte një ide që e pata sapo u diagnostifikova, por nuk mendova se do më duhej ta vendosja vërtet në aksion. Sapo mora lajmin nisa të shkruaj. Dëshiroja të lija pas diçka për tim bir. Kur të rritet ai do t’i mësojë të gjitha historitë nga burri im, Steve. Por Steve nuk i mban mend gjërat ashtu siç i mbaj mend unë. Ndaj dua që përmes fjalëve të kuptojë personalitetin tim dhe të më dëgjojë zërin. Kapitulli i fundit do të jetë një mesazh përmbyllës për Freddie- n. Dua që ai të dijë se mund të bëhet çfarë të dëshirojë në jetë. S’dua të më harrojë! Mërzitem shumë kur mendoj: Nëse do të jetë i mërzitur për ndonjë gjë, si do ia dalë pa mua aty në krah?”, ka thënë gazetarja e njohur disa muaj më parë në lidhje me librin që do t’i linte të birit.