Pas divorcit vajza e Eli Farës nuk mban emrin dhe as mbiemrin e vërtetë. Kush është babai i saj

Këngëtarja e mirënjohur Eli Fara nuk është shfaqur asnjëherë në krah të ndonjë mashkulli, qoftë ky dhe ish burri i saj.

Kjo pasi këngëtarja korçare është ndarë nga bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj, ishte disa muajshe.

Eli nuk është martuar më, pas divorcit dhe vendosi të jetonte pas ’90, në Tiranë.

Pas ndarjes ajo iu përkushtua vajzës dhe muzikës duke mos nisur më asnjë lidhje tjetër dashurie.

Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani.

Emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Edhe Marina ndonëse në rrjetet sociale ka vënë mbimerin e së ëmës, zyrtarish mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani. Marina ka ndryshuar edhe emrin, por jo zyrtarisht.

I ati i saj, Lul Kaparani, ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”. Ai nuk është shfaqur asnjëherë në publik.

Share With:
Translate »
809 Views