Pas dy shtatzanive, modelja tregon me krenari strijat
Vetëm femrat që kanë qenë shtatzënë mund të kuptojnë në thelb pasojat që i lë trupit një gjë e tillë. Kështu ndodhur dhe me trupin e modeles së njohur Chrissy Teigen, e cila ka hequr dorë nga photoshop-i dhe i ka treguar botës mbarë dhe fansave të saj, të vërtetën pa u fshehur.
Teksa ndodhet me pushime në Bali, së bashku me bashkëshortin këngëtarin John Legend, dhe dy fëmijët e tyre, modelja ka treguar strijat në trupin e saj. Ndërkohë ajo ka publikuar edhe një video në Instragam ndërsa dëgjohet të thotë: “Oh Zot, vetëm këto nuk po më zhduken. Ky është trupi im i ri”.
Por, le të mos harrojmë një detaj, që modelja e njohur u bë nënë për herë të dytë, vetëm dy muaj më parë!
