Pas dy vitesh, dajli i Arditit, Jon Gjebrea ndahet nga e fejuara

Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e Ardit Gjebreas dhe Anilës. Por duket se marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar ka marrë fund.

Jon dhe Merlin postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, që tashmë janë zhdukur. Kjo ka ngritur dyshimet se çifti nuk janë më bashkë, duke përfunduar fejesën e tyre.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe Merilyn fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit.

Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jon, Anën. Madje në postimet e fundit që ka bërë, Merlin shihet që nuk e ka unazën e fejesës, me të cilën Jon i propozoi për martesë.

Kujtojmë se, menjëherë pas fejesës, Jon dhe Merlin u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo një zënkë mes dy të dashuruarve.

Share With:
Translate »
1797 Views