Pas fejesës së papritur, këngëtari shqiptar do të bëhet baba për herë të parë

Edhe pse nuk ka dashur ta përqëndrojë vëmendjen te jeta e tij private, as Erik Lloshi nuk ka shpëtuar nga lajmet dhe spekulimet në media për jetën e tij private. Lidhja e gjatë e dashurisë me një modele, të cilën ai vetë e kishte prezantuar edhe virtualisht, nuk funksionoi. Si fillim, Eriku i shmangte pyetjet për zhdukjen e fotove me të nga rrjetet sociale, por pastaj u dorëzua dhe pranoi se asaj lidhjeje i kishte dhënë fund.

Shumë pak kohë pasi pranoi ndarjen, lajmet se Eriku kishte nisur një lidhje të re morën dhenë, por as këtë herë, ai nuk dha shumë detaje. Vendosi të vepronte me vepra. Pak muaj pas njohjes me Romina Sablić, çifti ndau zyrtarisht lajmin e fejesës.

I ftuar pak muaj më parë në ‘Thumb’, përballë Fatmës dhe Aulonës, Eriku i sqaroi të gjithë për raportin e ri që kishte zyrtarizuar në fejesë vetëm disa ditë më parë (në muajin prill). “Që nga momenti që jam ndarë, jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marrë në pesë vjet që isha me dikë. Ndonjëherë, jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”,- tha Eriku për “Thumb” duke sqaruar konfuzitetin që kishte krijuar në rrjet.

😊

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi) on

Dhe pas fejesës, tani edhe një lajm tjetër i ri. Këto ditë të fundit të gushtit, Eriku dhe e fejuara e tij, Romina, po pushojnë në Kemer, Turqi, dhe prej andej, kanë postuar edhe një foto për fansat në Instagram. Çifti, të dy i kanë duart e bashkuara te barku i Rominës, gjë që tregon qartë se pas pak kohësh, do të vijë në jetë fëmija i parë.

Edhe pse Eriku nuk zbulon asnjë detaj më shumë, kaq mjafton për të kuptuar që këngëtari është i lumtur për statusin e ri që do të gëzojë së shpejti. Po dasma? Apo pas lindjes së bebit?

Share With:
Translate »
946 Views