Pas “Hell’s kitchen”, Renato Mekolli zbulon emisionin e ri për fëmijë

Mbrëmjen e djeshme përfundoi emisioni shumë i komentuar “Hell’s kitchen”, ndërsa fituesi ishte Ervini.

Mirëpo me mbarimin e “Hell’s kitchen”, Renato nuk do largohet nga ekranit. Shefi i kuzhinës do vijë me një emision të ri.

Në një shkrim në portalin e tij, Renato ka treguar se do vijë shumë shpejt me një emision që ka pasur dëshirë ta bëjë gjithmonë.

“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë.

Ky emision do të na dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë të na dhurojnë. Çdo gjë nëpërmjet pasionit që na ngre të gjithëve peshë: gatimit.

Ndërkohë Hell’s Kitchen 2 po vjen me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç vërtetë e meriton ky reality show”, ka shkruar Renato.

Share With:
Translate »
618 Views