Pas humbjes së fëmijës, John Legend i dedikon këngën e ndjerë Chrissy Teigen dhe sytë i përloten
Më 30 shtator, Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legen zbuluan lajmin tronditës të humbjes së fëmijës së tyre të tretë, për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.
Prandaj, ishte veçanërisht emocionuese, kur Legend u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar këngën e tij “Never Break”, e cila ka fjalë si:
“Ne kemi një gjë të mirë. Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi.”
Legend e nisi performancën me një dedikim:
“Kjo është për ty Chrissy”, tha ai përpara se të niste këngën.
Ishte një moment emocionues për këngëtarin. Zëri i tij dridhej në disa momente dhe kishte lot në sy.